I mirënjohuri Vieri dha mendimin e tij para finales së Kupës së Italisë Inter-Lazio.

“Interi është skuadra më e mirë në Itali dhe nis natyrisht si favorit. Por Lazio duhet respektuar, sepse një fitore mund ta shpëtojë të gjithë sezonin e tyre”, deklaroi Vieri.

Sipas tij, Chivu ka treguar qetësi dhe personalitet në momentet më të vështira të sezonit, sidomos kur Inter humbi disa pikë në fillim të kampionatit.

“Shumë njerëz në Itali e dramatizojnë gjithçka. Chivu nuk e bëri këtë. Ai e kuptoi që tensionet duhej të largoheshin gradualisht dhe ekipi do ta gjente ritmin. Nuk kam dyshuar asnjëherë tek ai, edhe pse kishte pak eksperiencë. Tani është kampion i Italisë dhe ky është vetëm fillimi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: