Rey Manaj, sulmuesi i La Spezia-s, foli në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Ish-sulmuesi i Barcelonës po kalon një kampionat të mirë me ligurianët dhe ëndërron një rikthim te Barcelona:

“Kam luajtur një parasezon të mirë në Barcelonë. Jam i emocionuar me idenë e kthimit në një nga qytetet më të bukura në botë. Me Spezian, pas një fillimi të vështirë, ne jemi të kanalizuar në rrugën e duhur drejt mbijetesës.

Në planin personal jam shumë i kënaqur. Lojë dhe gola, shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Tani mbetet vetëm arritja e qëllimit kryesor, që është mbijetesa.

Natyrisht, shpresoj të kthehem për të luajtur për Barcelonën, por për ta bërë këtë, do të jetë thelbësore që sezoni të mbyllet me Spezian në mënyrën më të mirë të mundshme. E kam parë ecurinë e skuadrës nën drejtimin e Xavit. Kam përshtypje shumë të mira. Është e qartë se ata janë më të lirë mendërisht”.

Manaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb