Deklarata e Bledi Manes, pak javë më parë për fitimet e çmendura të ish-konkurrentëve të BBV, i ka vënë të gjithë në lëvizje. Mes të tjerave, Bledi, duke iu referuar statistikave, tha se listën e fitimeve e kryeson Luiz Ejlli, i cili fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht edhe projektet e tjera, filmat. Efi, gjithashtu fiton nga rrjetet sociale deri në 12 mijë euro.

Maestro, po ashtu, fiton në muaj 15-17 mijë euro. Në një intervistë të fundit për “Wake Up”, Maestro pranoi: “Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete. Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa. E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme”.

Po Valbona Memës, si i duken këto shifra? E ftuar sot në “Pushime on Top”, ajo tha se, me siguri, duhet të jenë shifra të referuara: “Nëse e ka thënë Bledi këtë, është referuar diku dhe pa marrë mendimin e tyre, nuk ka se si e thotë në ajër”.

Pa dhënë asnjë koment tjetër, këngëtarja e njohur e skenës tha se është “kënaqësi” për këdo që i meriton. Pyetjes se kush i merton më shumë, Valbona iu përgjigj: “Të gjithë, kush ka dhënë shpirtin, e ka merituar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb