Sulmuesi serb Dushan Vlahoviç ka përmbledhur përshtypjet e tij pas disfatës ndaj Zvicrës.

Serbia humbi në xhiron e fundit të Grupit G nga Zvicra me rezultat 3:2, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në Botëror.

Pas ndeshjes, gazetarët serbë u interesuan se pse Vlahoviç u largua nga fusha në minutën e 55-të.

“Epo, vendimi i përzgjedhësit ishte që unë duhet të largohem, kështu që nuk ka asgjë për të folur. Ndihem mirë dhe nuk kam luajtur për një kohë të gjatë, ndoshta kjo është arsyeja pse u zëvendësova, sepse në pjesën e parë thashë se mundem kur trajneri më pyeti se si ndihesha”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vlahoviç, i cili ishte në qendër të një skandali, pasi u akuzua se ka fjetur me gruan e shokut të skuadres ka uruar zviceranët për fitoren.
“Goli im i parë në Botëror dhe në atë moment jemi 2:1 edhe nëse nuk je mirë për momentin gjithçka shkon mirë. Nuk di vërtet çfarë të them. Ky kampionat ishte i turbullt në përgjithësi, por nuk ishte për kombëtaren tonë. Ne ndeshjen e parë luajtëm kundër Brazilit, skuadra më e mirë ndonjëherë në botë, në ndeshjen e dytë mund të ishim më mirë dhe vetëm fitorja na çoi më tej. Nëse zviceranët janë më të mirë ata do të kalojnë dhe kështu ndodhi, duhet t’i përgëzoj. Kështu është, fitoi ekipi më i mirë dhe nuk ka asgjë për të gënjyer”, vijoi ai.

E sa i përket festimit të golit me një gjest të ngjashëm me atë që kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka bëri në fushë, ai tha: “Festimi i golit ishte spontan, nuk i referohej askujt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb