Java e parafundit në Serinë A është mbyllur me rezultate të pritshme për ekipet që tashmë synojnë të kapin objektivat në finish.

Lazio mori një fitore komode 2-0 ndaj Brescias dhe ëndërron të shpallet nënkampione e Italisë po kjo mund të ndodhë vetëm nëse fiton në ndeshjen e fundit ndaj Napolit ndërsa Atalanta me Interin të barazojnë.

Milani fitoi bindshëm 4-1 ndaj Sampdorias dhe do të kapë vendin e 5-të që e çon direkt në Europa Ligë por ka garë të fortë me Romën, edhe pse mund të mjaftohet edhe me vendin e 6-të.
Ndërkohë Leçe mori një fitore të vyer në Udinese duke u afruar tashmë me vetëm 1 pikë me Genoan, që sot u shpartallua 5-0 në Sassuolo dhe që mban vendin e mbijetesës në Serinë A.

Hellas Verona mposhti lehtësisht 3-0 SPAL-in që mban vendin e fundit në kampionat dhe është tashmë i rënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb