Espanjol ka marrë një fitore ndaj Valencias me rezultatin 1-2. Skuadra ku aktivizohet Keidi Bare përmbysi gjithccka në minutat e fundit të sfidës.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me Valencian që kaloi në avantazh me Aldereten. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Espanjol përmbysi gjithçka. De Tomas barazoi me penallti ndërsa Puado shënoi golin e dytë. Keidi Bare luajti për 82 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Me këtë fitore Espanjoli shkon në vendin e nëntë me 26 pikë të grumbulluara.

VALENCIA-ESPANJOL 1-2

51’Alderete/ 83’de Tomas, 88’Puado/ PANORAMASPORT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: