Tre miliardë njerëz në mbi 80 vende janë në një formë bllokimi dhe më shumë se 185 vende që kanë raportuar se kanë të infektuar shumë njerëz me COVID-19.

Megjithatë, në disa vende si Suedia, shkollat ​​fillore, bizneset dhe restorantet janë të hapura, dhe në Bjellorusi, presidenti është parë në lojërat hokej dhe lejon biznesin të punojë si zakonisht, shkruan The Hill.

Qeveritë kudo janë përballur me një zgjedhje jo shumë të dëshiruar, një bllokim total të popullatës, apo të krijojë një imunitet kolektiv, ku shumë njerëz rrezikohen nga kjo, prandaj zgjedhja e dytë nuk preferohet shumë nga shtetet.

Deri kur do të tolerojë populli bllokimet që paralizojnë ekonominë dhe kufizojnë lëvizshmërinë thelbësore sociale?

Si përgjigje, shumë vende në dukje rreshtohen pas dy strategjive të paprovuara të bazuara në hipoteza kontradiktore të sjelljes së virusit. Asaj të imunitetit kolektiv ose bllokimit total të popullatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb