Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi më datën 15 shtator. Ajo u arrestua në Prishtinë me 19 korrik duke u akuzuar për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ndërkohë, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri dhe këngëtares i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Lidhur me këtë, këngëtarja sot bëri një reagim përmes një Instastory duke pozuar krahë avokatit të saj Fanol Krasniqi.

“Faleminderit shteti im! Faleminderit Avokat: Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla, ku e buzëqeshur në një lokal.

Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe arrestimi i parë i saj u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë. Fjollës iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Pas arrestimit në Morinë ajo doli nga qelia, pasi gjykata e Kukësit vendosi për të masën “arrest shtëpie”. Mirëpo, pas disa javësh këngëtarja u arratis dhe organizoi ceremoninë e martesës me partnerin e saj Fisnik Syla në Maldive.

 640 0 615368b50f101
640 0 615368b50f101

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb