TIRANE

Fjoralba Ponari është diskutuar së fundmi për lidhjen e saj të dashurisë, pasi identiteti i partnerit të saj u bë publik në media. Siç thotë Fjoralba, portalet i kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë dhe kanë zbuluar jo vetëm identitetin e djalit, por edhe me çfarë merret e çfarë bën.

E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Fjoralba ka thënë se nuk e ka mbajtur ndonjëherë sekrete lidhjen, thjesht nuk do të flasë shumë për këtë gjë, pasi Françesko nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen i kam ruajtur identitetin. Unë nuk e kam mbajtur ndonjëherë sekrete, edhe në intervista e kam thënë”, -është shprehur moderatorja, ndërsa Ori e ka ngacmuar duke i thënë se ka hall se ia marrin, prandaj nuk do ta ekspozojë.

“Jo, unë e kam thënë dhe më përpara. Nuk është problemi aty, thjesht Françesko, sepse portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë, thjesht nuk është personazh publik”, -tha Fjoralba.

Ndërsa përsa i përket muzikës, ajo u shpreh: “Ah muzika, muzika…Unë, albumi dhe Pintat (Mc Kresha, Lyrical Son). Do ketë më shumë se një bashkëpunim me MC Kreshën, ka disa emra të mëdhenj që janë pjesë e albumit. Në mos e pamundur do jetë shumë e vështirë të bëhet një lançim brenda vitit 2020, kjo për shkak të pandemisë dhe angazhimeve që kam pasur me “Jeho” gjatë verës.

Kam zgjedhur Pintat që të bëj art dhe jo materiale dosido. Është bërë modë që gjithsecili të bëjë këngë, ndërkohë që unë e kam stratuar me muzikë. Muzikën nuk e kam pasur kurrë prioritet derisa të kisha përballë një kompani të tillë diskografike, si Pintat që janë elitë në tregun tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb