TIRANE – Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë mbrëmjen e së premtes e ftuar speciale në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo ka performuar së bashku me këngëtaren Kejsi Tola, këngën e famshme “When you believe” të dy diaveve të mëdha të muzikës: Mariah Carey dhe Whitney Huston.

Flaka4

Ato arritën të rrëmbejnë duartrokitjet e publikut në sallë, ndërsa bënë për vete telespektatorët edhe me dukjen e tyre. Flaka tërhoqi vëmendjen me një fustan plot shkëlqim, i cili vinte mjaft mirë në pah format trupore të këngëtares.

Flaka1

Krelani publikoi për ndjekësit e saj në InstaStory, disa imazhe provokuese nga prapaskena, ku shfaqej duke vënë në pah të pasmet e saj. Ajo ka falënderuar stilisten Dona Matoshi për veshjen, ndërsa arriti të bëjë për vete fansat e saj me këto imazhe.

Untitled-1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: