Kandidati i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me banorët në Shishtavec të Kukësit.

Hoxha theksoi gjatë takimit se Rama ka dështuar në tetë vjet, duke mbyllur vende pune dhe se nuk ka investuar për fshatin e turizmin.

Fjala e Flamur Hoxhës:

Rama dështoi në tetë vjet, nuk hapi, por mbylli vende pune, nuk bëri asnjë investim për turizmin, nuk investoi asgjë për fshatin që prodhimet vendase të dalin në treg.

Në 8 vjet, regjimi i Edi Ramës u hoqi ndihmën minimale familjeve të varfra dhe u bën presion politik të punësuarve.

Është një regjim që meriton ta largojmë me votë në 25 Prill. Qeveria e PD angazhohet për vendosjen e normalitet dhe rimëkëmbjen e familjeve.

  • Do të ulim çmimin e naftës dhe energjisë
  • Do të heqim traun e Kalimashit
  • Do të hapim të gjitha pikat kufitare
  • Do t’u japim fermerëve e blegtorëve parà në dorë në bazë të prodhimit
  • Do të vendosim administratën në shërbim të qytetarëve                                                                                (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb