Policia e Shkodrës shpërndau lajmin nëpërmjet gazetarëve lokalë se ish-deputeti Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e së martës në KZAZ-në e Bashkisë Shkodër. Lajmi më pas u konfirmua dhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi në njësinë numër 1.

Por News24 e intervistoi ish-deputetin Spahia teksa hynte në selinë e partisë demokratike teksa mbërrinte aty në këmbë normalisht. Spahia thotë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se asnjë efektiv policie nuk ka mbërritur në banesën e tij.

Spahia shton se është i vendosur për të vijuar aktivitetin e tij në mbështetje të qytetarëve dhe se nuk ka ndërmend të shkojë vetë në polici për t”u sqaruar.

Teksa Bardh Spahiu u lajmërua si në kërkim, ish-deputetja Dhurata Cupi u shoqërua për disa minuta në komisariatin e Matit. Ajo thotë se u ndalua teksa po udhëtonte në makinë me kryetaren e FRPD të zonës.

Për përplasjet me forcat e policisë në disa KZAZ të vendit policia e shtetit ka proceduar dhe ka ndaluar disa persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb