KOSOVE

“Skillz” ishin një prej grupeve muzikore më të njohura të skenës shqiptare. Çdo këngë e tyre u kthye ne një hit. Mirëpo, papritmas në vitin 2012 ky grup vendosi t’i ndajë rrugët, pasi që Ledri u largua nga muzika.

“Normal që e kam pritur keq ndarjen. Më ka ardhur keq për njerëzit që emrin “Skillz” e kanë pasur në tatuazhe. Ata persona janë detyruar t’i fshijnë ato tatuazhe”, -deklaroi Skivi.

Më e rëndë për të në atë periudhë ishte edhe rikthimi i Ledri si solo artist, e teksa raporti u rregullua më vonë e madje janë takuar.

Madje, mund të ndodh të vij edhe një duet mes tyre në të ardhmen. “Jeta ështe e gjate dhe ne jemi të rinj ende. Asgjë s’i shihet”-deklaroi më tej Skivi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: