Rumania, një skuadër me eksperiencë në turnet elitarë të futbollit, është një ndër tre kundërshtarët e Shqipërisë në grupin A. I rikthyer për herë të tretë në stolin e rumunëve, Iordanescu në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, thekson se e njeh mjaft mirë Kombëtaren tonë ndërsa kundërshtari më i fortë mbetet Franca

Ekipi juaj është një nga katër ekipet qe ka marrë pjesë në tre Kampionatet e para Botërore. Në 2000 , ju festuat arritjen në çerek-finale, rezultati më i mirë për ju. Kush është qëllimi juaj në Francë?
Qëllimi fillestar është të kualifikohemi nga faza me grupe , por ne duam të fitojmë cdo ndeshje.

Në raudin e parë do të luani kundër kampionëve të dyfishtë të Europës , Francës , Zvicrës , Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju , kundërshtari më i fortë?
Sigurisht , Franca do të jetë më i fortë. Shqipëria është një ekip i fortë , shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar.

Kë nga lojtarët njihni më mirë ?
Ne i njohim të gjithë lojtarët , mjaft mirë , sepse jemi të fokusuar tek çdo kundërshtar.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori.
Z. De Biasi është një trajner i talentuar me një eksperiencë mjaft të fortë.

Parashikimi juaj : Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?
Franca
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb