Posta e Kosovës zgjedh si imazh dy artistët pasi ka kaluar shumë kohë nga ndarja e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it Ledri Vula e Anxhela Martini, e pasi shumë janë bërë kuriozë për arsyen që i largoi, “Bluetooth” ka zbuluar se arsyeja ka një emër, Rita Ora. Flitet se ishte pikërisht një flirt e ndoshta edhe një natë e kaluar bashkë midis Ledrit dhe këngëtares me famë botërore Rita Ora, ajo që “detyroi” supermodelen Martini t’i japë fund.

Thuhet se teksa Anxhela ishte në një tjetër kontinent duke ndjekur karrierën e saj, reperi simpatik u përfshi në një afrim me Rita Orën. E kështu ata u ndanë e nuk u bashkuan më. Mirëpo duket se kimia midis Ritës dhe Ledrit u ka rënë në sy edhe drejtuesve të Postës së Kosovës. Burime nga Prishtina bëjnë me dije se Ledri është përzgjedhur si imazh i kësaj kompanie e se më pas Rita Ora do të pozojë pranë tij. Mbetet gjithçka për t’u parë.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: