Ndonëse jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë zyrtar, me kostumin e politikanit, e premtja që lamë pas ka qenë ndryshe për deputetin e Partisë Demokratike. Ka lënë angazhimet e shumta, sidomos në këto kohë fushate, për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

Florion Mima është fotografuar teksa ka qenë duke bërë pazarin në një nga tregjet e kryeqytetit. I veshur ‘casual’ dhe me disa qese në dorë, ai ka zgjedhur i pashqetësuar të gjitha asortimentet. Ndoshta nga veshja apo për faktin se ka humbur disa kile, ish- ministrin e qeverisë “Berisha”, ka qenë shumë e vështirë ta dalloje mes qytetarëve të thjeshtë. Është gjithnjë e veçantë teksa shikon një mashkull që bën pazar në mënyrë kaq të kujdesshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një emër të rëndësishëm të politikës shqiptare.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: