MORINE- Përmirësimi i motit ka bërë që në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinës të shtohet fluksi i kalimit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët vijnë në Shqipëri për të vizituar qytete të ndryshme të vendit tonë apo për të vijuar rrugëtimin drejt vendeve të Perëndimit ku jetojnë dhe punojnë.

Për të përballuar këtë fluks policia kufitare e Morinës ka shtuar sportelet e përpunimit të dokumentacionit si dhe personelin, në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata.

Shqiptarët e Kosovës përballë këtij fluksi kërkojnë që kufiri të mbetet imagjinar, pasi mes shqiptarëve nuk duhet të mbeten hije nga e kaluara.

Burime të policisë së Kufirit e Migracionit thanë se gjatë fundjavës kanë kaluar më shumë se 2 mijë persona ndërkohë, për dy javët e fundit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 13 mijë e 500 persona 5600 automjete dhe kanë dalë prej saj 14 mijë e 600 persona me 6300 automjete.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: