Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin deri në shatë orë.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë dhe atë deri në shtatë orë e gjysmë. Kolonat e automjeteve në pritje në pikën kufitare në Merdarë në dalje janë të gjata në 3.500 metra.

Pritje ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhe, Mutivodë dhe Jarinje. Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: