TIRANË – Adrian Çela, Administratori i OSHEE e ka shpjeguar thjesht fluksin e madh të qytetarëve për të paguar energjinë elektrike: “Kemi të bëjmë me qindra e mijëra debitorë që për vite nuk i paguan dritat dhe sot po kujtohen ta bëjnë një gjë të tillë,”- tha ai.

Çela ka njoftuar sot para mediave se OSHEE ka hapur mbi 50 pika dhe sportele të reja në të gjithë vendin dhe veç kësaj, ka “nënshkruar marrëveshje me shoqëri private të sigurta, ku mund të paguhet fatura e dritave.”

“Aktualisht kemi marrëveshje me 3 shoqëri, – tha ai, – si me ato të pikave të transfertave të parave, por edhe me anë të celularit. Shumë shpejt do të bashkohen të tjerë shoqëri, ku do t’u jepet mundësia të gjithëve ta paguajnë kudo që ndodhen.

Që prej datës 12 shkurt, janë kryer 5990 pagesa me anë të pikave të transfertave të parave dhe celularit, me vlerë 15.6 milionë lekë. Në tre ditët e fundit kemi një rritje me 33% të fluksit të këtyre pagesave. Kanë mbetur edhe 3 ditë mundësi t’ju përgjigjur apelit tonë të nisur në nëntor 2014, për pagesën me këste, – theksoi Çela, – për ata që duan të paguajnë faturat, për të shmangur fluksin, t’i drejtohen postës, bankës si dhe pikave të transferetave të parave, të cilat ndodhen në çdo qytet të vendit.”

TË DHËNAT E FUNDIT TË ARKËTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Administratori i OSHEE foli sot dhe për arkëtimet, duke nënvizuar se “të dhënat paraqiten tejet pozitive. Në total nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtesuese e pagesave me keste dhe ulja e kamatës me 80%, kanë nënshkruar aktmarreveshje 203,427 abonentë.

122,702 prej tyre kane përfituar nga ulja me 80% e kamatevonesave duke likujduar shumën e plote të detyrimit menjehere.

Rreth 80 mijë abonente kanë lidhur aktëmarreveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar ne skemen e ndihmes ekonomike kane perfituar nga skema lehtësuese. Në total, vlera e aktëmarrëveshjeve të lidhura është diku te 37.8 miliardë lekë, ku 28 miliardë lekë i takojnë aktëmarrëveshjeve për pagesat me këste.

Gjithashtu, sqaroj se të ashtëquajturat “mbifaturime”, nuk janë gjë tjetër veçse energji e pamatur, e cila është një energji e konsumuar nga qytetari ne shtrirje te gjate kohore.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb