SHBA-Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) theksoi sot se kishte zhvilluar diskutime produktive me autoritetet ukrainase në Kiev, por nuk kishte arritur në një marrëveshje për dhënien e një kësti tjetër nga ndihma.

“Autoritetet ukrainase po përgatiten për një veprim vendimtar lidhur me një program të gjerë gjithpërfshirës për stabilizimin dhe reformimin e ekonomisë duke iu bërë ballë sfidave të vështira që u shfaqën vitin e kaluar”, theksoi në një komunikatë shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Ukrainë, Nicolai Gueorguiev, i cili zhvilloi një vizitë në Kiev nga data 9 deri më 18 dhjetor.

“Në këtë kontekst ne kemi bërë progrese thelbësore në vlerësimin tonë të përbashkët të prioriteteve politike në të ardhmen”, shtoi shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i akordoi Ukrainës një kredi prej 17 miliardë dollarësh kundrejt reformave politike strikte.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: