TIRANE- Teksa në Kuvend do të diskutohet nen për nen pr/buxheti dhe paketa fiskale, duket se kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrat e tij kanë çështje të tjera për të diskutuar, ndërsa pas nuk mbetet as kryeopozitari Lulzim Basha e lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha.

Ndërsa fjalën e kishte marrë deputeti demokrat Aldo Bumçi, asnjëri prej të sipërpërmendurve nuk e dëgjonte.

Në një video të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Marsela Karapanxho, kryeministri i vendit Edi Rama duket se s’ka interes për ato që thuhen, por diskuton me dy ministrat Damian Gjiknurin e Arben Ahmetajn.

Ndërsa poshtë në sallë, të njëjtën gjë bën edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Sigurisht diskutimet e tij me Berishën do jenë të ndonjë tjetër natyre, e për të tjera arsyse, por ajo që ne vëmë re është mungesa e vëmendjes ndaj deputetit të PD.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: