Ministri i Jashtëm francez ka propozuar sanksione ndaj Izraelit.

Zyrtari francez Stephane Sejourne u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi Izraelin dhe potencialisht të vendosë sanksione për ta detyruar atë të hapë më shumë vendkalime tokësore dhe të rrisë sasinë e ndihmës që hyn në Gaza.

“Duhet të ketë leva ndikimi, që shkojnë deri në sanksione për të lejuar ndihmat humanitare të kalojnë pikat e kontrollit. Franca ishte një nga vendet e para që propozoi sanksione të Bashkimit Evropian ndaj kolonëve izraelitë që po kryejnë akte dhune në Bregun Perëndimor.

Ne do të vazhdojmë nëse është e nevojshme të marrim hapjen e ndihmave humanitare”, tha ai për radiot franceze RFI dhe France 24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: