Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar struktura të shumta ushtarake të Hezbollahut gjatë natës.
Bëhet me dije se sulmet ishin të lokalizuara në zonat e al-Khiam dhe Ayta ash-Shab si dhe në al-Khiam, Houla Markaba dhe Kfar Kila.

Këto pretendime u publikuan si pjesë e një përditësimi në mediat sociale të ushtrisë izraelite së bashku me videot e sulmeve të raportuara.

Që nga 8 tetori , kur Hezbollahu nisi sulmet ndaj Izraelit në solidaritet me popullin palestinez, grupi i armatosur libanez dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer rregullisht zjarr përtej kufirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: