IRAK-Forcat qeveritare të Irakut thonë se kanë rimarrë kontrollin e qytetit Tikrit, i cili ishte nën kontrollin e militantëve të ISIS.

Një forcë prej 30 mijë ushtarësh të mbështetur dhe nga milicia kanë sulmuar në fronte të ndryshme, ndërsa janë mbështetur edhe nga sulmet ajrore të aeroplanëve të Irakut.

Një përfaqësues i milicisë Shia, tha për BBC se në operacion merr pjesë edhe një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit.

Qyteti i Tikritit, shtrihet në veri të kryeqytetit të Bagdadit, ndërsa ISIS mori kontrollin e tij qershorin e kaluar.

Nuk ka shumë detaje lidhur me operacionin, por burime të ushtrisë raportohet të kenë thënë se 5 ushtarë dhe 11 pjesëtarë të milicisë janë vrarë gjatë luftimeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: