Argjentina është pranë eliminimit nga Botërori që në fazën e grupeve. Skuadra e drejtuar nga Jorge Sampaoli është turpëruar sot me rezultatin 0-3 nga Kroacia, duke grumbulluar vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para në Grupin D.
Ndërkohë skuadra ballkanase ka siguruar kualifikimin për fazën e nokautit. Ndeshja nisi si e barabartë por një gabim i portierit Caballero në fillimin e pjesës së dytë ndëshkoi albiçelstët’.
Argjentina rriti ritmin, por atëherë kur nuk pritej, ekzaktësisht në minutën e 80-t, Luka Modric dyfishoi rezultatin. Nga ky moment ‘albiçelestët’ humbasin toruan, për të ardhur në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt kur Kroacia do të bënte ç’të dojë në zonë për të shënuar të tretin me Rakitiç.
Ndërkohë kjo është renditja aktuale e Grupit D
[team_standings 796685]
Argjentinë 0-3 Kroaci
Komenti i ndeshjes
90+4′ Përfundon takimi
90+1′ Rakitiç shënon golin e tretë
80′ Modric supergol, Kroacia në avantazh të dyfishtë
53′ Rebic nuk fal pas një gafe te portierit Caballero duke realizuar fluturimthi
46′ Nis pjesa e dytë
45+2′ Të dy ekipet kanë patur raste të pastra shënimi, por në fund pjesa e parë është mbyllur pa gola
1′ Ka nisur takimi
Do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Nizhny Novgorod” ndeshja e vlefshme për Grupin D të Botërorit mes Argjentinës dhe Kroacisë.
Një takim ku amerikano-latinët do të kërkojnë me ngul fitoren pas barazimit 1-1 me Islandën, ndërsa ballkanasit do të ishin të kënaqur edhe me 1 barazim, duke parë se morën 3 pikët kundër Nigerisë.
Pritet spektaklë në fushë pasi në njërin krah do te jetë Messi me shokë, ndërsa nga ana tjetër Modric, Rakitic, Mandzukic e të tjerë.
Formacionet titullare
Argjentina: CABALLERO, MERCADO, TAGLIAFICO, ACUÑA, MESSI, MEZA, MASCHERANO, Pérez, OTAMENDI, SALVIO, KUN AGUERO
Kroacia: SUBAŠIĆ, VRSALJKO, STRINIĆ, PERIŠIĆ, LOVREN, RAKITIĆ, MODRIĆ, BROZOVIĆ, MANDŽUKIĆ, REBIĆ, VIDA
(e.k/BalkanWeb)