SHKUP– Partia LSDM e Zoran Zaev e cila ka siguruar shumicën për formimin e qeverisë ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të reja pavarësisht vendimit të presidentit për të mos e mandatar për shkak të platformës shqiptare. Përmes një komunikate, LSDM thotë se kërkesa për zgjedhje të reja është një tentativë për të zgjatur krizën politike dhe hapi i ardhshëm që duhet të ndërmerret është transferim i qetë dhe i shpejtë i pushtetit.

“Koncepti i VMRO-së për përçarje humbi më 11 dhjetor! Kërkesa për zgjedhje të reja është vetëm një tentim për zgjatje të krizës politike dhe bartjes së përgjegjësisë për krimet dhe keqpërdorimet. Kjo nuk do të ndodhë! Qytetarët, qartë votuan për jetë cilësore për të gjithë, arsimim cilësor dhe shëndetësi për të gjithë, për drejtësi për të gjithë, për shtet në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe kjo duhet të filloj të realizohet. Gruevski dhe udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së duhet të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë”- kanë thënë nga LSDM, ndërsa kanë kërkuar nga presidenti Ivanov, që të respektojë vullnetin e shumicës e shndërruar në 67 mandate deputetësh dhe t’i japë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev mandatin për formim të qeverisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: