Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç deklaroi se Serbia, Kina apo dhe Rusia nuk mund ta ndalin procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij ky proces vetëm mund të ngadalësohet apo të shtyhet. Janjiç tha se pritet që vetëm Rusia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB mund të flasë për krijimin e ushtrisë dhe largimin e UNMIK-ut nga Kosova, si një akt i njëanshëm i Perëndimit.

“Rusisë nuk i leverdis, sepse është e qartë se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse ajo tashmë bashkëpunon si forcë e sigurisë”, shpjegoi ai Janjiç.

Mes të tjerash Janjiç theksoi se u krijua terreni për krijimin e ushtrisë, duke renditur disa nga ngjarjet e fundit. “Është krijuar një situatë të favorshme të cilën amerikanët e kanë shfrytëzuar së bashku me Prishtinën, e këto janë tensionet e sigurisë që nga vrasja e Oliver Ivanoviç, arrestimi i Gjuriçit, shëtitjet në Ujman të dy presidentëve dhe tensionet që lindën më pas”, shpjegoi Janjiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb