Pas një starti të sezonit në hije, skuadra e MekLaren ka lënë gjurmën e parë të qartë në Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1, duke fituar garën sprint të ditës së sotme me dyshen Norris dhe Piastri.

Ndryshimet që janë bërë në makinë ishin të dukshme dhe gjatë garës së shkurtër të sotme, Norris e Piastri treguan se mund të bënin diferencën përsëri ndaj të tjerëve, duke ruajtur pozicionet e para dhe duke shkuar të qetë në vijën e finishit.

Pas krahëve të tyre u rendit Sharl Lëklerk me Ferrari, që ka bërë përsëri ndryshime të rëndësishme dhe duket se kanë funksionuar, pasi lanë pas makinat Mercedes të cilat kishin dominuar deri tani kampionatin.

sdffsdsfdfsddsfsfd

Antoneli përfundoi garën i katërti, por u penalizua për shkak të daljes nga limitet e pistës, duke i lëshuar këtë vend shokut të skuadrës, Rasëll, i kaluar edhe nga Vershtapen i cili po shfaqet gjithnjë e më shumë në luftë për pozicionet e rëndësishme.

asdsadsadasdasdasd

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: