TIRANË-Forumi Ekonomik i Vjenës ka nisur sot ditën e dytë të punimeve. Paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, me temën “From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans”. Te pranishem ne Forum jane 6 kryeministrat e rajonit nderkohe qe mungon kryeministri i Greqise Cipras.

Pritshmëritë për konferencën e Vjenës, për kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjes ishin pozitive në aspektin e zhvillimit të rajonit. Por secili prej tyre e ndali vëmendjen tek realizimi i projekteve konkrete dhe siç Vuçiç tha qartë, vendeve të Ballkanit Perëndimor iu duhen para për ti bërë realitet këto projekte.

Kryeministri Rama mori i pari fjalën në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ekonomik. Kryeministri theksoi se ky është viti i parë që e gjen rajonin pa asnjë konflikt.“Do përpiqemi ti bindemi disiplinës gjermane.”- u shpreh Rama pasi drejtuesi i forumit Joschka Fischer u caktoi 10 minuta kohë për prezantim.

Kryeministri Rama u shpreh se vendet e rajonit aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian ndaj nuk kanë më kohë të shohin prapa. “Është një privilegj dhe nder i madh për mua t’ju uroj mirëseardhjen në emër të qeverisë shqiptare në Tiranë. Europa Juglindore sapo ka lënë pas një vit të parë që prej fillimit të shekullit të 20 me asnjë konflikt në kufijtë rajonit. Kjo ndodh për aspiratën e popujve tanë për integrim në BE. Kjo tregon se nuk kemi kohë të kthejmë kokën mbrapa na duhet të shohim para për të hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit në rajon. Ne kandidojmë për pozicione të ndryshme në vende tona parashtrojmë atë në të cilën besojmë të cilat besojmë se ndihmojmë vendin për të kaluar këto sfida.”- u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se nuk mund të ecet vetëm pasi ekonomitë e rajonit janë të ndërlidhura. “Nuk mund të ecim të vetëm duhet të ecim me të tjerët sepse ekonomikë tona janë të ndërlidhura. Askush nuk është i paprekshëm nga sukseset dhe dështimet e fuqive të mëdha ekonomike. Duhet të inkurajojmë vetëdijen e asaj çka jemi dhe çfarë mund të ofrojmë. Synimi ynë i përbashkët i të gjitha vendeve është të bëhemi anëtarë të BE dhe besoj fort se do jetë mirë për Shqipërinë, rajonin, Europën dhe botën. Jemi të vetëdijshëm që nuk është një shteg i lehtë,” –u shpreh Rama.

GRUEVSKI: JEMI VEND MULTIETNIK, INTEGRIMI EUROPIAN ËSHTË FAKTOR BASHKIMI
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevksi, ka theksuar rëndësinë e integrimit evropian të vendit që ai drejton, duke përmendur se bëhet fjalë për një vend multietnik, për të cilin anëtarësimi në BE është faktor bashkimi.

“Ne vendin tonë i cili është multietnik, integrimi evropian dhe euroatlantik është më rëndësi, pasi është faktor bashkimi. Ndaj Maqedonia është e fokusuar në reformat në të gjitha fushat”, tha Gruevski.

Kreu i qeverisë maqedonase është ndalur edhe tek raportet me Greqinë, duke u shprehur se është me rëndësi zgjidhja e çështjeve të mbetura hapur, e kryesisht çështja e emrit, në mënyrë që të ecet përpara me proceset integruese. Gruevski ndërkaq i kërkoi BE-së një angazhim me të madh në rajon.

“BE mund të përqendrohej më shumë në të ardhmen për të zgjidhur problemet që ne kemi me fqinjin tonë ligjor, pasi shtyrja e zgjidhjes nuk është serioze, pasi krijon problematika të tjera, krijon pasiguri. Është një dëm për ne dhe rajon. Po mos kishin ndodhur këto Maqedonia do kishte qenë anëtar i NATO-s do kishin përfunduam negociatat për anëtarësim në BE. Dhe kështu do kishin ndodhur gjera të tjera, të ndryshme. Megjithatë ne nuk po presim, ne po punojmë. Dhe si të gjitha vendet e rajonit ne jemi të fokusuar tek reformat. Një nga çështjet më të rëndësishmet janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe rritja bashkëpunimit rajonal. Vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të ndihmojnë njeri-tjetrin.

Besoj se BE duet të jetë më shumë i fokusuar në rajonin e Ballkanit, për të zgjidhur disa çështja dh për të ecur më përpara në rrugën e integrimit të vendeve tona. Shembulli Sllovenisë dhe Kroacisë duhet të jenë edhe për ne dhe Greqinë. Duhet të jenë shembull për fqinjin tonë në jug për të zgjidhur çështjet bilaterale, dhe për të ecur përpara.
Është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të ketë një ndërlidhje më të madhe në infrastrukturë dhe politikë. Ne jemi pro investimeve në korridorin 8 dhe 10. Jemi të fokusuar në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, u shpreh Gruevski.

RAMA: RAJONI KËRKON ANGAZHIM, SYNIMI I PËRBASHKËT TË BËHEMI ANËTARË TË BE
“Është koha që Europa të sfidojë veten e të na shohë ne me të tjerë sy. Rajoni ynë e gjen përgjigjen në reagim ndaj realiteteve të reja. Ne jemi të lidhur ekonomikisht më shumë se më parë, dhe jemi të vetëdijshëm se lidhjet dhe konjektiviteti ka anët e tij pozitive dhe negative. Për shembull duhet të bëhemi bashkë në luftë ndaj terrorizmit. Ne e kualifikojmë veten më shumë për t’u anëtarësuar në BE, duke treguar se dimë të përballojmë sfidat dhe të bashkëpunojmë.

Do doja të theksoja se jemi këtu së bashku, jo se ne jemi engjëj dhe paraardhësit tanë janë qenë djaj, por sepse qytetarë në Ballkan kanë një ëndërr të përbashkët që është integrimi, dhe Europa”, tha Rama.

ZVIZDIÇ: LUFTË SERIOZE KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT
Kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdiç, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Duke u ndalur tek perspektiva e përbashkët evropiane, Zvizdiç tha se është me rëndësinë bashkëpunimi në të gjitha fushat.

“Synojmë të rrisim bashkëpunim mes vendeve të BE. Duhet të tregojmë vullnet për bashkëpunim ekonomik dhe politik. Ne jemi të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat. Theksojmë rëndësinë e një lufte serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Në rajon është më rëndësi zhvillimi i turizmit, pasi ka resurse të mëdha. Ne synojmë të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik. Po kështu për ne ka rëndësi funksionimi i shtetit ligjor, dhe forcimi i fqinjësisë së mirë. Duam të bëhemi padyshim më tërheqës për investitorët dhe shpresojmë të jemi së bashku në tregun e investimeve”, tha kryeministri boshnjak.

GJUKANOVIÇ: S’MUND TË KETË STABILITET PA UNITET TË PLOTË, TË SHQETËSUAR PËR NGJARJET NË KUMANOVË

Kryeministri i Malit të Zi Gjukanoviç theksoi se nuk mund të ketë stabilitet në rajon pa u krijuar unitet i plotë. Ai theksoi se ngjarjet në Kumanovë janë shqetësuese.
“Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të folur për tre aspekte të ndryshme. Nuk ka asnjë dyshim që Ballkani Perëndimor duhet të vijojë në rrugën drejt integrimit në BE. Është me rëndësi për secilin nga vendet tona sidomos për Europën dhe stabilitetin e rajonit euroatlantik. Duke thënë këtë përpiqem të trajtoj dilemat që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë jo aq të forta sa në të kaluarën. Po flas për dilema që kanë të bëjnë me lodhjen në procesin e zgjerimit. Që Evropa të jetë konkurruese duhet të arrij stabilitet të plotë dhe të përdorë të gjithë potencialin. Nuk mund të ketë përdorim të potencialit pa pasur unitet të plotë. Hapi tjetër do jetë integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor. Mendoj se kjo dilemë duhet hedhur pas krahëve dhe duhet të përqendrohemi në rrugën që na pret para në hapat operativ që do e bëjnë perspektivën evropiane më të qëndrueshme.”- u shpreh Gjukanoviç.

Më tej ai theksoi se hapi tjetër është stabiliteti. “Është e qartë që ka disa çështje që janë të hapura që i kemi mbartur nga koha e krizës. Këto janë çështje që kërkojnë shumë vëmendje jo vetëm nga ne. Jemi të shqetësuar nga rasti në Maqedoni. Kemi tre çështje të mbartura nga ish- Jugosllavia. Fal kurajës dhe vizionit të kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës procesi është në rrugë të mbarë. Është me rëndësi që kjo dinamikë e këtij procesi të ruhet në të ardhmen. Nuk ka nevojë të shpjegojmë që nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja aktualisht. BE ti vijë në ndihmë Bosnjes. Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcyer paralizën e integrimit në BE. Pa i zgjidhur këto çështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të rëndësishëm ne do vazhdojmë të jemi vunerabël në rajon. Nuk mund të kemi zhvillim pa stabilitet. Do kemi më shumë stabilitet po të heqim rrënjët e këtyre situatave. Procesi i Berlinit është duke ndihmuar. Ne që jemi ulur sot këtu ndihemi shumë mirë që nga Konferenca e Berlinit ka pasur një përpjekje më intensive nga BE.”- u shpreh Gjukanoviç.

Së treti renditi kryeministri i Malit të Zi është aspekti i kapërcimit të këtij hendeku ekonomik. “Fatkeqësisht këtu jemi në një tokë që na rrëshqet nën këmbë. ekonomia globale është ende në krizë. Eurozona ka rritje 0,9 % rritje. Kjo nuk mund të konsiderohet si rritje. në vend që të kemi një rritje më të shpejtë se aurora që ndo na ndihmonte ta arrinim ne po shtojmë hapat duke kaluar pas në vend që të ecim para. Vetëm Kroacia ka një zhvillim venet e tjera janë shumë më mbrapa. Nëse kjo vazhdon gjatë ne do vazhdojmë të mbetemi pas.

Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Jonit dhe Adriatikut. Fakti që burimi i mungesës së stabilitetit ka të bëjë që ne nuk njihemi mirë me njëri- tjetrin dhe nuk jemi aq tolerant sa duhet. Njerëzit nuk udhëtojnë sa duhet brenda rajonit ndaj këto shihen si probleme dhe jo si pasuri që e kemi. Të rrisim dhe të përforcojmë ndërlidhjet në rajon.”- përfundoi Gjukanoviç.

MUSTAFA: KONFLIKTET T’I SHNDËRROJMË NË URA ZHVILLIMI, ÇËSHTJET ME SERBINË PO I ZGJIDHIM ME DIALOG
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u shpreh se ka ardhur koha që konfliktet e vjeta ti kthejnë në ura zhvillimi. “Në një forum shumë të rëndësishëm si vazhdimësi e takimit të Berlinit dhe përgatitjen për të mbyllur këtë proces në këtë fazë në Vjenë. Për ne është me, rëndësi që punojmë bashkërisht të ndërtojmë paqen në këtë pjesë të Europës përmes bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik dhe luftës për të krijuar kushte më të mira. Jemi në fazën ku mosmarrëveshjet tona do i shndërrojmë në ura bashkëpunimi dhe të gjithë sëbashku të gjendeni më familjen e BE. Ky është synimi ynë si Kosovë. Në takimet që kemi pasur me vendet e Ballkanit Perëndimor e kemi parë si synim të përbashkët.”- u shpreh Mustafa.

Ai theksoi se problemet me Serbinë Kosova po i zgjidh me dialog.“Kemi nevojë për një përkrahje të institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi hyrë më vonë në fazën e tranzicionit dhe ti kapërcejmë më shpejt këto sfide. Të punojmë me kushte të tjera me vendet e BE dhe ato që akoma nuk janë bërë anëtare. Kemi punuar me disa projekte të përbashkëta. Në Kosovë kemi punuar së bashku me Shqipërinë me autostradën që na lidh me Shqipërinë dhe duam të lidhemi me Serbinë. Kjo autostradë ti shërbejë bashkëpunimit ekonomik. Po punojmë në lidhjen tonë me Maqedoninë. Brenda tre viteve do arrijmë në Maqedoni me autostradë të re. Po punojmë edhe në infrastrukturën hekurudhore me Maqedoninë dhe Serbinë. Në zhvillimin infrastrukturës ka hapësirë edhe në bashkëpunimin tregtar. Ka hapësirë për bashkëpunim në fushën e turizmit. Kemi mundësi të punojmë në zhvillimin e tregut tradicional dhe ndërlidhjes së tij me tregun evropian përderisa kemi ambicjen për integrimin në BE. Kosova është vend i hapur për investitorët e huaj. Ne po bëjmë përpjekje që çështjet e hapura me Serbinë ti zgjidhim me dialog në interes të qytetarëve tanë.”

VUÇIÇ: RRUGA EVROPIANE ËSHTË PROJEKT I PËRBASHKËT, TË RRISIM BASHKËPUNIM
Kreu i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ndalur tek interesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit për integrimin evropian, duke përmendur edhe projektet konkrete të bashkëpunimit. Ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve të rajonit, Vuçiç propozoi që të firmosen projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe t’i paraqiten ato institucioneve të BE-së.

“Nuk mendoj se jam ekspert të bëj komente, por duhet të kujdesemi për veten. Kemi një treg prej më shumë se 20 milionë, dhe duhet të kemi më shumë besim të vetja. Duhet të dalim para institucioneve të BE, dhe të kërkojmë atë që meritojmë. I kam propozuar Ramës që të firmosim bashakrisht disa projekte të përbashkëta dhe t’ia paraqesim ato BE-së. Nëse nuk e marrim këtë mbështetje do ta nisim me paratë tona, edhe pse do jetë më e vështirë.
Iniciativat për shkëmbimet që janë prezantuar në Berlin, do të rrisin bashkëpunimit në nivel rajonal për rininë. Serbia është shumë e hapur për të gjiha programet integruese në Ballkanin Perëndimor. Ne inkurajojmë stabilitetin, dhe ky stabilitet që ka qenë dy vitet e fundit besoj se do të vazhdojë. Edhe kur të jemi anëtarë të BE besoj se nuk do të jemi pjesa më e varfër e BE, nuk e duam këtë. Ndaj kërkojmë bashkëpunim dhe reforma, për t’u zhvilluar më tej”, tha Vuçiç.

ZHVILLIMET E FORUMIT
Në orën 11:30 nisi punimet paneli i dytë, që është paneli ekonomik me temë “Bridging the gap between the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity”, me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare dhe fushës së ekonomisë.

Forumi Ekonomik zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së. Ai I çeli punimet pasditen e djeshme. Të pranishëm ishin kryeministri Rama dhe Presidenti i ‘Vienna Economic Forum’, Erhard Busek. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Busek theksoi se Ballkani nuk ëhstë më fuçia e barutit për Europën. dhe se rajoni po bën hapa para. Kurse kryeministri Rama theksoi se popujt e ballkanit i bashkon ëndrra për integrimin në BE.

Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e 7 vendeve, Shqipërisë, Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, e Maqedonisë e Kroacisë. Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

PRITSHMËRITË PAS KONFERENCËS SË VJENËS
Pritshmëritë për konferencën e Vjenës, për kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjes ishin pozitive në aspektin e zhvillimit të rajonit. Por secili prej tyre e ndali vëmendjen tek realizimi i projekteve konkrete dhe siç Vuçiç tha qartë, Vendeve të Ballkanit Perëndimor iu duhen para për ti bërë realitet.

Ndërsa kryeministri Rama në fjalën e tij, tha se pret frytet e kësja ecjeje dorë për dore me vendet e tjera të rajonit, se pret rezultate konkrete.

“Siç e përmenda në Berlin, takimi ishte historik duke qenë vendi i parë ku të gjithë u mblodhëm bashkë për të parë nga e ardhmja për ta përjetuar bashkë Europën nën udhëheqjen e Gjermanisë. Vjena, e cila u vendos duke rënë dakord me vlerësimin e kancelares që kjo mbledhje duhet të krijojë një proces është një hap në të cilin një foto familjare historike nuk është e mjaftueshme. Në Vjenë kemi mundësi të kryejmë një vlerësim çfarë ka ndodhur përgjatë këtij viti, gjatë dy samiteve për të qenë të hapur e të sinqertë, për atë që nuk ka funksionuar siç donim. Sa më shumë të mblidhemi aq më mirë është për marrëdhënien tonë, aq më shumë pyesim vetën po ku janë rezultatet, materializimi i kësaj ecje dorë për dorë me Gjermaninë…Jemi mjaft të prirur të ecim përpara. Kjo ka të bëjë me financimin e Europës. Jemi pjesë e Evropës për të qenë projekt paqeje dhe integriteti, kemi nevojë për projekte paqeje”, tha ai.

Ndër të tjera Vuçiç theksoi se rajoni është ende i brishtë dhe për këtë nevojitet që BE ti hap rrugën e integrimit.

“Edi tha atë çka të gjithë ne mendojmë, jemi të kënaqur që takohemi me njëri-tjetrin, është gjithmonë mirë që flasim, ajo që kemi nevojë është e dukshme dhe konkrete për njerëzit. Do shkojmë në Vjenë për dy muaj…Shpresoj që do kemi diçka për të ofruar, diçka për ti treguar kancelares gjermane, mbi të gjitha qytetarëve tanë që kemi hartuar disa projekte të përbashkëta, që kanë të bëjmë me ndërtimin e rrugëve e hekurudhave. Ajo që dua të them është se përshpejtimi i procesit të integrimit është me rëndësi për të gjithë ne. rajoni është ende i brishtë, nuk mund të jemi të verbër. Gjithsesi na duhen disa para, jemi të tejngopur me seminare, na duhen para nga fondet Europine. Nëse s’na i jepni të lutem na thoni… na ndihmoni në mënyrën më të mundshme”.

Edhe kryeministri i Bosnjes, Zvizdiç foli për një ndihmë konkrete ekonomike, e cila do shërbejë për realizimin e projekteve. “Na duhet diçka e prekshme, që të na tregojë neve dhe qytetarëve tanë në Bosnje se çfarë po ndodh…të gjithë këto janë probleme ekonomike dhe sociale dhe kjo shndërrohet në tensione politike. Zbatimi apo fillesa e zbatimit të projekteve strukturore që janë elemente që do çojë përpara vendin, për këtë ka nevoje Ballkani, kemi projekte të hartuara, presim të kemi një plan veprimi të qartë në Vjenë”.

(a.n/el.sp/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: