Në një sfidë të tillë Liverpool-Man.City, sigurisht nuk mund të mungonin polemikat, për më tepër që kjo përballje prodhoi një rast të pastër për moviolë, një episod në fund të sfidës ku Doku ndërhyri ndaj Mac Allister. Ky detaj pushtoi faqet e para të mediave angleze, për më tepër që edhe Jurgen Klopp nuk përdori lojëra fjalësh në konferencë për shtyp, por i pyetur mbi këtë episod u shpreh i bindur:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ishte penallti 100%. Ishte faull 100%, në çdo cep të fushës ajo ndërhyrje do të jepesh faull, do shoqërohej me karton të verdhë. Të gjithë njerëzit që kishin në IPad bërtisnin, uau, është e qartë, është penallti. Gjithsesi, për mua, ndaj City treguam se jemi pikërisht aty ku duhet të jemi. Do të luftojmë për këtë dhe të shohim se çfarë do të arrijmë”, u shpreh Jurgen Klopp pas ndeshjes.

Me respekt për rivalin e tyre u shfaq Pep Guardiola: “Të luash në Anfeild është shumë e vështirë, ashtu siç është e vështirë në Etihad, Liverpool ka tetë vite që nuk fiton aty. Të dy skuadrat treguan se janë rivalë të jashtëzakonshëm, ishte një ndeshje e bukur për tifozët. Raporti me Klopp? Nuk është e nevojshme të përqafohemi për të treguar respektin që kemi. Ai mbron klubin e tij, unë mbroj klubin tim. Historia jonë flet vetë. Deri në fund të sezonit janë edhe 10 ndeshje, të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Pep Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb