ITALI

Carolina Stramare, 20 vjeç, në garë me numrin 3, është fituesja e konkursit Miss Italia 2019. Bukuroshja që ka lindur në Genova, jeton në Vegevano dhe në finale ka mbërritur me titullin e Miss Lombardia. Në finale ajo ka mundur Serena Petralia, 20 vjeç dhe Sevmi Fernando, 20 vjeç nga Padova, me të cilat formonin treshen finaliste.

Me një fizik të skalitur 1.79 e gjatë, sy jeshil dhe flokë gështenjë, Carolina është shpallur vajza më e bukur e Italisë për 2019.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bukuroshja është diplomuar në liceun e gjuhëve dhe frekuenton Akademinë e arteve të bukura në Sanremo. Ajo gjithashtu punon si modele.
Mbretëresha e re e bukurisë italiane ishte përjashtuar në fazat paraardhëse të votimit, por është rifutur sërish nga juria e ‘Miseve historike’, që mund të risillte në finale vetëm një konkurrente.

Kjo është hera e parë që Miss Italia, që ka mbërritur në edicionin e 80-të të saj, ka zgjedhur një fituese ekskluzivisht me televotim. Votimi përfundimtar i publikut vlerësoi Miss Lombardian si Miss Italia.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: