KORÇË

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Voskopojë. Gazetarja e “BalkanWeb” Lorena Kodra raporton se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë  kanë mbetur të plagosur katër maturantë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Korçës. “BalkanWeb” ka siguruar fotot  e aksidentit.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për dokumentimin e plotë të  aksidentit.

Gjithashtu mësohet se maturantët ishin organizuar dhe po shkonin me tre makina në vendin turistik të Voskopojës. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb