TIRANE

Aurela Hoxha është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme dhe më të përfolura njëkohësisht.

Jo rrallë herë është bërë pjesë e sulmeve nga komentuesit e shumtë për ndërhyrjet kirurgjikale, por ajo i ka mohuar kategorikisht ato.

Aurela numëron mijëra ndjekës në Instagram, përmes të cilit ndan me ta foto dhe video të ndryshme.

Ditën e djeshme modelja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, ku shfaqet tepër provokuese dhe shumë hot. Ajo ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj, sepse ka pozuar për një nga markat më të njohura në botë, “Versace”.

E veshur me një kostum banjoje të kuq, bukuroshja bionde i la “me gojë hapur” 1.1 milion ndjekësit e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: