TIRANE

Pak ditë më parë, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj dha lajmin e hidhur se babai i saj u nda nga jeta. Me anë të postimeve të ndryshme, Rudina e kishte shfaqur gjithmonë marrëdhënien e ngushtë me të atin dhe së fundmi po kalonte momente shumë të vështira.

Këtë e ka treguar edhe me një foto të postuar ditën e sotme në ‘Instastory’, ku shfaqet pranë babait dhe shkruan fjalët prekëse: “Ti je me mua në çdo moment”. Babai i moderatores dhe aktores u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: