‘Urime princit tim’, është dedikimi i ëmbël i Georgina Rodriguez për fëmijën e parë të shtëpisë. Djali i Cristiano Ronaldo, që mban pikërisht emrin e tij, feston 11 vjetorin dhe me këtë rast modelja ka organizuar një festë të bukur në parkun e lojërave me shumë fëmijë dhe miq. E vetmja mungesë është ajo e futbollistit që është i impenjuar në fushë. Cr7 ishte prezent me mendimet e tij dhe ka komentuar: ‘Urime zemra ime. Je krenaria e babit’.

Futbollisti që ndodhet me kombëtaren portugeze, ka postuar disa foto të djalit dhe ka shkruar: ’11 vite me shumë gëzime dhe të qeshura! Që ti të mund të luftosh për ëndrrat tuaja. Të duam kaq shumë’. Edhe Georgina ka publikuar foto të vogëlushit gjatë festës së ditëlindjes: ‘Është një kënaqësi të shoh të rritesh ditë pas dite. Faleminderit që na ke bërë krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali i shokut tim të jetës. Jam entuziaste teksa shoh kaq shumë gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu sot. Faleminderit që më bën të ndjehem si mami më i mirë në botë çdo ditë. Të duam shumë babi, mami dhe të gjithë’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Festa për Cristiano Jr u zhvillua në një park lojërash. Edhe Georgina është zbavitur me aktivitetet e rezervuara jo vetëm për fëmijët. Me mikeshat e saj dhe fëmijët ajo provoi trenin dhe shumë zbavitje të tjera. Më pas ëmbëlsira e dhurata për gëzimin e djalit Ronaldo.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb