TIRANE

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, ndërkohë kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes pas lajmit se do bëhen prindër për herë të parë. Ata se fundmi po shijojnë pushimet e tyre.

Në Ulqin ata kanë rastisur me familjen e Dua Lipës, me të cilën Ledri ruan një raport mjaft miqësor edhe pse ka patur një histori dashurie.

Kujtojmë këtu, që Ledri dhe Dua, vite më parë kanë qenë të lidhur. Mesa duket Ledri ka mbetur miq me prindërit e ish-të dashurës dhe Sara gjithashtu i respekton ata. Kështu nuk e kanë aspak problem dhe të pozojnë me ta.

Dhe duket se Sara është mjaft sportive kur vjen puna tek ky raport. Prindërit, motra dhe vëllai i Duas janë takuar me Sarën dhe Ledrin, siç e tregojnë fotografitë e publikuara së fundmi në rrjete sociale.

Sara e ka treguar edhe më herët se e shkuara e Ledrit nuk i intereson, kur publikoi foto me një tjetër ish partnere të tij, Dafina Zeqirin.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: