Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një foto ku shfaqet flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës këtë mbrëmje.

Rama thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Gjithashtu kryeministri thekson se shqiptarët nuk do e harrojnë kurrë atë që bëri shteti arab në 1999 në luftën e Kosovës si dhe pas tërmetit të 2019 në Shqipëri.

Vetëm javën e kaluar Rama shkoi vetë në Dubai për të firmosur marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe që do të ndërojnë 2000 apartamente të reja në Durrës si dhe një program të përbashkët investimesh për përfshirjen e disa kompanive të shtetit tjetër në Shqipëri.

Nga ana tjetër më 28 nëntor kulla më e lartë në botë, ajo e Burj Khalifa në Dubai u vesh në mbrëmje me ngjyrat e flamurit të nëntorit. Jo vetëm, në shkurt në Konferencën e Donatorëve Emiratet e Bashkuara të Arabe i dhanë Shqipërisë 70 milionë euro.

STATUSI NGA EDI RAMA

Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën Kombëtare të UAE një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e UAE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb