KOSOVE

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me të dashurin turk, Huseyin Usta. Së fundmi, pas një udhëtimi të gjatë së bashku në Paris, dyshja janë rikthyer në vendlindjen e këngëtares, në Kosovë.

Përkatësisht, Genta e ka prezantuar të dashurin e saj të ri me qytetin e saj të lindjes, Gjilan. “Dashuria ime më mori me vete sot në Vali Ranch, faleminderit dashuria ime”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, biznesmeni që jeton në Zvicër, shkruante “Të dua” në gjuhën shqipe në mbishkrimin e saj, me çfarë ka treguar se ka filluar të mësojë paksa shqip.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: