Një veteran i luftës që humbi të dyja këmbët dhe një dorë, ndërsa kishte nevojë për të paktën dhjetë operacione në fytyrë pas një bombardimi në rrugë në Afganistan, tani po lundron gjithandej nëpër botë.

Craig Wood, 27 vjeç, ishte vetëm 18 vjeç kur shërbeu në Afganistan, por shpërthimi i  një bombe gjatë  patrullës së tij të parë, rezultoi fatale, duke e lënë atë në koma për 14 ditë, shkruan “Dailymail”, raporton “BalkanWeb”.

Mjekët i thanë se ai kishte vetëm një shans për t’i mbijetuar bombardimeve dhe si përfundim Craig u zgjua pa këmbë dhe një dorë. Sidoqoftë ai nuk pranoi që mungesa e këmbëve dhe duarve ta pengonin në jetë. Made edhe kur Camilla Dukesha e Cornwall e vizitoi atë në një qendër rehabilitimi, ai i premtoi asaj se do të ecë përsëri.
Jo vetëm që e mbajti premtimin, por ai shkoi edhe një hap më tej dhe u bë marinar, duke eksploruar detin vetëm në jahtin e tij të quajtur, Sirius.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(j.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: