Sot Hashim Thaçi intervistohet në Hagë por një emigrant kosovar ka vendosur flamurin e UÇK-së para Prokurorisë Speciale.

Mediat kosovare zbulojnë se ai është Valon Avdija nga Istogu i cili jeton në Belgjikë dhe e ka bërë këtë gjest për nder të ish- luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në fakt, Thaçi do të merret në pyetje si ish- drejtor politik i UÇK-së pasi aktakuza është ngritur pikërisht për rreth 100 vrasje në kohë e luftës Kosovë- Serbi. Ai aktualisht mban postin e Presidentit të Kosovës dhe ka premtuar që do japë dorëheqjen vetëm nëse vërtetohen akuzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb