ELBASAN

Gazetarja Dorjana Bezat sjell në “BalkanWeb” fotografinë e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash pasditen e sotme në Elbasan.

Viktimaaa
Viktimaaa

Gjithashtu, gazetarja Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se Ramazani ishte pjesë e një bande kriminale, që merrej me trafikimin e drograve të forta, dhe njihej me nofkën “Rrahman Zeqa”.

Mësohet se ai është arrestuar 3 herë për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku për herë të fundit më 2017 për kokainë.

39-vjeçari Ramazani ishte baba i katër fëmijëve dhe pronar i një lokali pranë shkollës “Qamil Guranjaku”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb