ELBASAN

BalkanWeb siguron foton e automjetit tip ”Volkswagen” me të cilin autorët e vrasjes së Emiljano Ramazanit në Elbasan u larguan për ta braktisur dhe djegur në dalje të qytetit, në një ullishte Bradashesh.

Mjeti ”Volkswagen” kishte targën AA 819 KX e cila rezulton e vjedhur 10 ditë më parë në Tiranë. Nga ky automjet pak çaste më parë autorët qëlluan me 5 plumba Emiljano Ramazanin duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë Ramazani ishte në një makinë tjetër ”Ford Focus” me targat AA 945 DG dhe ekzekutimi ka ndodhur nga makina në makinë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb