TIRANË

Ditë të vështira për ata që janë prekur nga COVID-19 dhe ndodhen në ambiente spitalore por jo më pak e vështirë dhe për të afërmit e tyre. Përveç shqetësimit për jetën e tyre dhe shëndetin e njerëzve të dashur ata duhet të kujdesen dhe për nevojat e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çdo ditë para Spitalit Infektiv familjarë të shumtë çojnë ushqime, ujë apo dhe sende të tjera të nevojshme për të afërmit e shtruar. LSA sjell disa pamje nga dita e sotme, ku mes tyre ndodhet dhe një e moshuar që pret jashtë rrethimit të karantinës.

Ndërkohë sipas MSH vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb