Që Jennifer Lopez është një femër seksi kjo nuk është një mister. Fotot e fundit të publikuara nga ylli i pop-it I kanë vënë ‘zjarrin’ web-it.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

First week of summer (Java e parë e verës) shkruan ajo në Instagram, së bashku me disa foto ku pozon sensuale nga një barkë. Me flokët me onde, vathë të mëdhenj rrathë dhe një kostum plazhi i bardhë i Guess artistja dhuron foto provokuese për fansat e saj. Në korrik Lopez do të festojë 51-vjetorin por koha për të duket se ka ndalur.

Kjo për faktin edhe se Jlo kalon shumë kohë në palestër dhe bën një jetë të shëndetshme, pa kafeinë dhe alkool, siç vetë ajo ka thënë në intervista. Nga muzika tek filmat, linjat e modës dhe projektet e tjera dytësore Jennifer Lopez nuk ndalet një moment. Ylli po planifikon edhe martesën e saj, me të dashurin, ish kampion i baseball Alex Rodriguez, dasëm që u shty për shkak të pandemisë. Duke u kthyer tek fotot me kostum plazhi Jennifer Lopez bashkëpunon me Guess prej shumë vitesh.

Në 2017 këngëtarja i kishte marrë Belen Rodriguez rolin e dëshmitares së firmës së famshme. Argjentinasja kishte pozuar në fushatat e markës për dy vite radhazi. Pas tre vitesh Jlo, me fizikun e saj të skalitur dhe sensualitetin që e karakterizon, duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga roli i ambasadores më të nxehtë të brandit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb