Në këtë sesion të ri parlamentar, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka ndryshuar edhe vendet e deputetëve në parlament.
Bardhi ka spostuar Lulzim Bashën nga vendi që ai mbante në sesionin e kaluar.
Basha në sesionin e kaluar ishte ulur shumë pranë Bardhit, ndërsa tashmë është pranë Oriola Pampurit e Flutura Açkës.
Ky dhe ndryshime të tjera të vendeve të deputetëve kanë ardhur, pas një shkrese që Bardhi i kishte dërguar Kuvendit në fund të korrikut.
(Balkanweb)