Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka propaganduar se kritikat që kanë vërshuar në drejtimin e tij janë profile false.

Megjithatë, ajo që është pikasur përgjatë më shumë se 30 ditëve të protestës masive kundër qeverisë dhe Ramës, është se profilet false kanë vërshruar në drejtimin tjetër, duke kundërshtuar revoltën qytetare dhe duke mbrojtur qeverisjen.

Si asnjëherë më parë qytetarët shqiptarë kanë vendosur të shprehin hapur revoltën e tyre, jo vetëm fizikisht në sheshet dhe rrugët e Tiranës, por edhe duke mbajtur hapur një qëndrim kundër aferave qeveritare dhe korrupsionit edhe në rrjetet sociale, duke lënë mënjanë bizneset dhe karrierën dhe duke komentuar me profilet e tyre reale.

 

View this post on Instagram

 

Kur njerëzit flasin lirshëm me identitetin e tyre, do të thotë se frika ka nisur të bjerë.

Përgjatë javëve të fundit, qeveria ka kërkuar vazhdimisht të krijojë armiq të rinj, duke akuzuar nga agjenturat serbe e greke deri te Irani apo Kremlini, si faktorët që janë pas protestës, e cila ka parë të derdhen në shesh qytetarë të shumtë, të cilët kërkojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre me qeverisjen 13-vjeçare të Edi Ramës, por edhe me gjithë kastën e vjetër politike në tërësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb