Inter doli “duar bosh” nga Stambolli, por kjo ishte një finale ku zikaltërit zhvilluan një futboll të mirë, luajtën si të barabartë përballë Man.City, thjesht ishin të pafat.

Në minutën e 57-të, Inzaghi hodhi në fushë Romelu Lukakun në vend të Edin Dzeko-s, por sulmuesi belg jo vetëm shpërdoroi një shans të artë, ku i vetëm përballë Ederson nuk arrin të shënoj, por ndali në mënyrë flagrante goditjen e Dimarco-s që po shkonte drejt rrjetës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lukaku mbylli në këtë mënyrë një vit shumë negativ në aspektin personal ku shpesh ka qenë pjesë e meme në rrjetet sociale. Lukaku përfundoi në shënjestrën e tifozëve, të rrjetit, edhe pas finales së Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb