Buckingham Palace këtë mëngjes është i rrethuar nga britanikët që vazhdojnë homazhet për Mbretëreshën Elizabeth.

Lule, flamuj dhe mesazhe kujtimi të shumta kanë rrethuar pallatin, teksa qytetarët japin mesazhe lamtumire për mbretëreshën e tyre dhe presin mbretin e ri Charles.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Louise Penny, një autore kanadez e romaneve misterioze shkroi:
“Bëra mëngjes me redaktorin tim në Mbretërinë e Bashkuar, më pas shkova në Buckingham Palace. Një dëshirë e rrënjosur thellë më çoi atje, së bashku me shumë të tjerë. Ndoshta nevoja për të ndarë pikëllimin tonë. Por mendoj se për mua ishte më shumë si një pelegrinazh i vogël, falënderimi, për vendin e Mbretëreshës në jetën tonë. E palëkundur, e qetë, e disiplinuar, e përgjegjshme deri në fund. Sa të vjetra dhe të çmuara janë bërë ato cilësi. Emri im i mesëm është Elizabeth, me emrin e Mbretëreshës. Nëna ime më thërriste shpesh Lillibet. Mendova se Mbreti Charles (sa e çuditshme është të shkruash ato fjalë) bëri një punë të jashtëzakonshme në adresimin e tij mbrëmë. Londra është e zymtë, por po pajtohet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb