TIRANE

Mes një axhende të ngarkuar politike, duket se kryedemokrati Basha gjen kohë  për ta shpenzuar edhe me bashkëshorten e tij. Ashtu si shihet edhe në këtë foto, Lulzim Basha ka qenë së bashku me Aurelën në pritjen e Ambasadës së Kosovës me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Whatsapp Image 2020 02 14 At 11.33.04 Am (2)
Whatsapp Image 2020 02 14 At 11.33.04 Am (2)

Në harmoni me njëri-tjetrin, çifti Basha është shfaqur i qeshur në shoqërinë e miqve në këtë event. Të dy të veshur me të zezë, të relaksuar ata janë fotografuar mes miqve. Duket se ngjyra e zezë është thyer me kravatën e kuqe të liderit të opozitës. Aurela Basha ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët në media, duke dal rrallë, por duket se në prag të Shën Valentinit, ajo ka qenë pranë bashkëshortit të saj, në eventin e organizuar.

Jo shumë shpesh çifti shpërndan në rrjetet sociale foto të tyre, duke preferuar ta mbajnë larg publikut familjen, ndaj dhe për mediat është gjithnjë interesante kur i shkëput çiftit Basha një foto ku shfaqen të shkujdesur, dhe të buzëqeshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb