Pas disa ditësh e infektuar me COVID-19 specialistja e ISHP, Silva Bino është shëruar nga virusi.

Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e cila nuk fsheh gëzimin për shërimin e saj.

Ajo thekson se Bino ka lënë spitalin infektiv pas dy javësh të vështira.

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1.

Të presim me padurim??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb